Site icon Telegrafi

Rihanna vesh bluzë me foton e saj

Diva e muzikës pop, Rihanna, veshi një T-shirt të zi, të përthyer te mëngët, me foto të sajën nga videoklipi “Pour It Up”, teksa largohej nga një ndërtesa në Manhattan, të shtunën.

26-vjeçarja e kishte kombinuar atë me një palë sandale të rehatshme dhe një çantë gri në krah. Buzë të kuqe, flokë të ndara në mes, dhe shumë bizhuteri për shëtitjen e saj.

Sipas burimeve, bukuroshja nga Barbadosi ka pritur si një person normal në barin e Bowery Hotel, duke pritur radhën për të marrë një pije.

Pas kësaj fundjave Riri dhe reperi Eminem do të vazhdojnë me ndalesën e turit e tyre 6-ditor, në Detroit në 22-23 gusht. Këngëtarja po punon gjithashtu për albumin e saj të 8-të. /Telegrafi/
 

Exit mobile version