Rihanna është gjithmonë në qendër të vëmendjes në Instagram, duke shfaqur stilin e saj të veçantë dhe natyrisht linjat e bujshme.
Videoja e saj e postuar të mërkurën (16 tetor) ishte e mahnitshme. Këngëtarja ngarkoi një video duke ecur me një palë bikini të zeza dhe mantel të gjatë në oborrin e shtëpisë së saj, derisa rrotullohet deri në fund për të treguar pamjen magjepsëse.
Klipi vjen vetëm një javë pasi RiRi njoftoi për Vogue, dhe një muaj pasi zbuloi koleksionin e saj të fundit të veshjeve të brendshme Savage x Fenty në një ekspozitë të modës në Brooklyn gjatë NYFW.
Ylli nga Barbados javën e kaluar solli një modë ekstravagante në lansimin e shumëpritur të autobiografisë së saj të parë vizuale të quajtur “Rihanna”, në Muzeun Guggenheim në New York.
Libri i saj i parë ‘Rihanna’ do jetë me mbi 504 faqe, në të cilin do të dokumentohet jeta dhe veprimtaria e 31-vjeçares.
Krahas librit, Rihanna është duke punuar në këngën e re dhe se ajo planifikon të dalë së shpejti me prurje të reja, pasi i ka munguar një kohë të gjatë tregut botëror. /Telegrafi/