Rihanna tregoi edhe një herë stlini e bukur të një gruaja shtatzënë teksa doli jashtë në Neë York.
Krijuesja e hitit “Umbrella”, 35 vjeçe, u kap duke shëtitur dorë për dore me partnerin e saj, ASAP Rocky, 34 vjeç.
Ajo nuk e la që shtatzënia ta ndalonte që të dukej elegante, ndërsa zbuloi barkun poshtë një palltoje të zezë lëkure.
Rihanna kombinoi veshjet e saj të sipërme me një minifund të zi dhe çizme seksi deri te kofshët.
Dalja e çiftit vjen disa ditë pasi mahnit me daljen në Met Gala të këtij viti të mbushur me yje.
Dyshja u shfaq plotë stil në ngjarjen më të madhe të modës duke befasuar me përzgjedhjen e kostumeve unike.
Ata mbërritën me dy orë me vonesë në ceremoninë vjetore që nderoi stilistin e ndjerë dhe drejtorin krijues të Chanel, Karl Lagerfeld.
Çifti – i cili filloi lidhjen në vitin 2021 pas vitesh miqësie – aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.
Rihanna lindi djalin e tyre majin e kaluar dhe zbuloi shtatzëninë e saj të dytë gjatë Super Boël Halftime Show në shkurt. /Telegrafi/