Site icon Telegrafi

Rihanna vazhdon me paraqitjet plot stil pas lajmit që është shtatzënë, shfaqet e lumtur përkrah partnerit ASAP Rocky

Rihanna vazhdoi të dëshmonte se është një mbretëreshë e modës edhe gjatë shtatzënisë në mbrëmjen e Fenty Beauty dhe Fenty Skin në Los Angeles, të premten (11 shkurt).

Yllit iu bashkua i dashuri i saj dhe babai i fëmijës së saj, ASAP Rocky, dyshja nuk kishin turp të tregonin për dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, ndërsa reperi 33-vjeçar mbante duart rreth belit të saj me dashuri.

Këngëtarja 33-vjeçare dukej sensacionale teksa shfaqi barkun e rrumbullakosur në veshjen e tejsdukshme në formë të fijeve të ndara.

Foto: REX

Afaristja e modës u pa e veshur me një bluzë vezulluese të hapur në pjesën prapa ngjyrë jeshil, duke e kombinuar me një palë pantallona nga i njëjti material, por me një nuancë argjendi dhe vjollce.

Ylli i shtoi edhe më shumë shkëlqim pamjes së saj me një sërë bizhuterish të bukur, duke përfshirë vathë të mëdhenj, një byzylyk mahnitës prej argjendi dhe vjollce dhe një mori unaza argjendi që zbukuronin gishtat e saj.

Foto: REX

Flokët e saj të gjatë të zinj ishin të drejtë për këtë rast, dhe të ndarë anash, duke i rrjedhur butësisht poshtë supit dhe shpinës.

Këngëtarja nuk mjaftohej me figurën e saj, duke vazhduar të pozonte me duart e vendosura në bark, shkruan DailyMail.

Foto: REX

Ndërkohë reperi veshi një xhaketë të purpurt Louis Vuitton dhe një këmishë të ngjashme poshtë.

Ai vazhdoi pamjen me ngjyra, duke veshur një kapelë të ngjashme vjollce Yankees sipër kokës së tij dhe një çantë të gjatë të varur mbi supe, reperi përfundoi dukjen me një palë xhinse  dhe atlete jeshile.

Foto: REX

Ngjarja e Fenty Beauty ishte e mbushur me yje, me të famshëm të tjerë duke përfshirë Tinashe, Michelle Young dhe Nayte Olukoya, Evan Ross dhe Terri Seymour.

Ndërkohë dyshja njoftuan për herë të parë se po bëhen prindër më 31 janar, teksa u fotografuan duke ecur në lagjen e shtëpisë së reperit në Harlem në New York , ku Rihanna shfaqi me krenari barkun e saj pavarësisht temperaturave të ftohta dhe borës.

Foto: Getty Images

Ajo u fotografua me një pallto vintage Chanel ngjyrë rozë e ndezur me vlerë 8 mijë dollarë, duke treguar barkun shtatzënë disa muajsh.

Rihanna dhe Rocky fillimisht u lidhën në nëntor të 2020 pasi u raportua se ata po shiheshin pas ndarjes së këngëtares nga ish i dashuri i saj, Hassan Jameel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Të dy ishin njohur që në fillim të viteve 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne me njëri-tjetrin.

Foto: REX

Rihanna dhe Rocky mbetën miq për pjesën më të madhe të dekadës përpara se People të konfirmonte se ata zyrtarisht po takoheshin në nëntor 2020.

Të dy nisën një pushim romantik në vendlindjen e këngëtares në Barbados muajin e ardhshëm dhe reperi i kaloi Krishtlindjet me familjen e të dashurës së tij. /Telegrafi/

Foto: REX

 

Exit mobile version