Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin e saj ASAP Rocky.
Dhe Rihanna dukej sensacionale teksa shfaqi barkun e rrumbullakosur teksa merrte pjesë në prezantimin e “Fenty Beauty” në “ULTA Beauty” të Los Angeles ditën e shtunë (12 mars).
Këngëtarja 34-vjeçare është shfaqur në humor të mirë në eventin teksa shihet e veshur me një bluzë të shkurtër ngjyrë argjendi me mëngë të gjata që ia mbulonte vetëm gjoksin ndërsa e kombinoi me një zinxhir rreth belit, teksa i shtoi veshjes së saj me një palë vathë diamanti.
Krijuesja e hiteve kishte veshur edhe një fund të shkëlqyeshëm po ashtu argjendi, teksa mbante dorën rreth belit dhe pozonte para kamerave.
Ylli i muzikës thekson bukurinë e saj natyrale me një makijazh të lehtë, shkruan DailyMail.
Kujtojmë që Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj gjatë një dalje në New York muajin e kaluar.
Pas publikimit të lajmit, një burim foli për People se Rihanna ‘nuk mund të ishte më e lumtur dhe është kaq e emocionuar që do të bëhet nënë’.
“Të kesh një fëmijë është diçka në të cilën ajo nuk ishte përqendruar kurrë, por të qenit me Rocky-n e hapi atë për idenë. Ajo i pëlqen të gjitha ndryshimet në trupin e saj gjatë shtatzënisë dhe gjithmonë i ka festuar gratë shtatzëna në shfaqjet e saj për Fenty”, tha një burim.
Thashethemet për shtatzëninë u përhapën në fund të nëntorit, kur Rihanna vendosi për pak kohë duart në bark gjatë një ceremonie ku ajo u emërua “hero kombëtare” nga Barbados, i cili sapo ishte bërë republikë.
Rocky, babai i të cilit ishte një emigrant në Amerikë nga Barbados, e quajti Rihanna ‘Dashuria e jetës sime’ në një intervistë për GQ. /Telegrafi/