Rihanna i bëri një replikë në Twitter kryeministrit holandez, sepse ajo dëshiron që çdo fëmijë të shkojë në shkollë.
Dëshira e Rihannës që çdo fëmijë të vijojë një edukim kualitativ, tashmë ka bërë xhiron e botës në Twitter, shkruan Global Citizen, transmeton Telegrafi.
Në shkurt të këtij viti, mbretëresha e popit iu dërgoi statuse në Twitter liderëve botërorë duke përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Australisë.
Ajo iu kishte dërguar mesazhi Twitteri edhe kryeministres së Norvegjisë, Erna Solberg, në janar dhe shteteve si Kanadaja, Gjermania dhe Argjentina.
Por asnjë lider botëror nuk është i sigurt nga Rihanna dhe Holanda është shteti i fundit i fundit që ajo ka dashur të shpërndajë kauzën e saj.
Të hënën, Rihanna i dërgoi një mesazh në Twitter edhe kryeministrit holandez, Mark Rutte, dhe Ministrit për Tregti të Jashtme dhe Bashkëpunime për Zhvillimin, Sigrid Kaag, duke iu kërkuar për investim më të madh në edukimin global.
Por edhe më mirë, Qeveria Holandeze i është përgjigjur!
Hi @Rihanna– this is music to our ears. The Netherlands is firmly back in education! All will be revealed in NY next month. Hope to see you there! #GlobalProspects @MarkRutte @MinPreshttps://t.co/iF4gduQiEr https://t.co/hBV0F6nqqC
— Sigrid Kaag (@SigridKaag) August 21, 2018
Duke iu falënderuar përpjekjeve të Rihannës dhe të organizatës “Global Citizens” rreth botës janë mbledhur 2.3 miliardë dollarë që mos të ketë fëmijë pa vijuar shkollimin, pavarësisht se ku kanë lindur.
Holanda nuk kishte mundur të kontribuojë në këtë fond për shkak të disa ndryshimeve që i kishte bërë Qeveria Holandeze, por ata kanë premtuar që do të përpiqen që mos të mbetet askush pa shkolluar. /Telegrafi/