Me dimrin në ardhje, është sezoni për t’u ngrohur me pizhamet e duhura.
Por Rihanna provoi diçka pak më të interesante: pizhameve prej fanelle me një prerje në të pasme.
Manjatja 33-vjeçare e të brendshmeve modeloi modelet e saj të reja nga Savage X Fenty në Instagram Stories gjatë fundjavës.
Ndërsa dizajni i fundit nga përpara duket normal, një kthesë mbrapa zbulon më shumë, e krijuar për të “treguar atë që dëshironi, stil Savage”, sipas përshkrimit të produktit.
Disa përdorues të Twitter u hutuan nga prerja, me një shkrim, “E dua Rihannan, por me të vërtetë kush vesh pizhame të prera prapa”.
Kjo nuk është hera e parë që ylli guxon të bëj ndryshim të madh në kombinime të përditshme. /Telegrafi/