Rihanna ka zgjedhur që sërish të lë në pritje fansat e saj për albumin e radhës.
Përkundër projekteve muzikore, artistja e njohur po mban të azhurnuar ndjekësit përmes postimeve të përditshme, shkruan Daily Mail.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Rihanna ka marrë vëmendje të madhe me pozat e marra.
Zeshkania është parë me një palë të brendshme, duke theksuar kështu të pasmet e formësuara.
Për aksesorë kësaj here zgjodhi një palë syze, ndërsa në krah mbante një çantë të vogël të firmës “Channel”.
Ajo përndryshe është duke punuar edhe në biznesin e saj “Fenty Beauty”, gjë që po e step nga prodhimtaritë muzikore.
Sa i përket jetës private, po aludohet se Riri ka filluar lidhje dashurie me reperin e njohur, ASAP Rocky. /Telegrafi/