Ajo ka shpenzuar rreth 13.8 milionë dollarë këtë muaj në një rezidencë luksoze në Beverly Hills.
Dhe këngëtarja e njohur, Rihanna, duket se është duke e shijuar në vendin e të famshmëve, shkruan Daily Mail.
33-vjeçarja gjatë ditës së djeshme (e martë) është parë duke mbërritur në Los Angeles, duke shkuar drejt në një restorant.
Teksa u shfaq e shoqëruar me disa persona, Riri ka marrë vëmendje të madhe edhe me stilin e veshjes.
Përkundër kësaj, në fokus është vënë edhe fiziku i saj i formësuar, për të cilin komentohet shumë në rrjet.
Derisa kishte minimizuar aksesorët për këtë paraqitje, artistja nuk kishte harruar që të vendos maskën mbrojtëse.
Sa i përket jetës personale, për të flitet se ka filluar romancën me reperin ASAP Rocky. /Telegrafi/