Telegrafi

Rihanna tërheq vëmendje edhe kur nuk vishet mirë (Foto)

Jemi mësuar që ta shohim Rihannan gjithmonë duke e ndjekur trendin në veshje. Këngëtarja e famshme di çfarë të veshë me qëllim që të lë gojëhapur të gjithë ata që e shohin.

Së fundmi, ajo është fotografuar duke dalë nga një restorant ekskluziv në Malibu, për të vazhduar mbrëmjen në West Hollywood.

28-vjeçarja dukej shumë elegante pasi që ka veshur një fustan të gjatë e të gjerë nga materiali i xhinseve, por më interesante është se ajo kishte vënë në krahun e djathtë një shall “Balenciaga”, tepër të madh, transmeton Koha.net.

Pavarësisht të nxehtit të madh dhe veshjes kështu gjerë e me shall tepër të madh, ajo përsëri ka shkëlqyer me stilin e saj unik.

Për më tepër shikoni fotografitë e mëposhtme dhe vlerësojeni dukjen e këngëtares.