Telegrafi

Rihanna të performojë me Bruno Mars në Grammy

Krijuesja e hitit “Stay”, Rihanna do të jetë bashk me Bruno Mars dhe muzikantin legjendar, Sting, për një performancë të jashtëzakonshme në 55 vjetorin e ceremonisë së ndarjes së akoleadave Grammy që do të mbahet në Staples Center të Los Angelesit më 10 shkurt.

“Nëse nuk e dini ende, Bruno Mars, Rihanna dhe Sting do të performojnë në 55 vjetorin e Grammyt të dielën e ardhshme”, shkruan në një postim të llogarisë zyrtare të Grammyt në Twitter.

Yje tjera që do të peformojnë janë Taylor Swift, Sir Elton John dhe Ed Sheeran. /Telegrafi/