Site icon Telegrafi

Rihanna do të lansojë linjë të të brendshmeve

Rihanna është duke zgjeruar regjimin e saj në fushën e modës duke shtuar një linjë të të brendshmeve me TechStyle Fashion Group.

Sipas WWD, koleksioni ka një vit që është duke u punuar dhe TechStyle tashmë ka realizuar të brendshmet e para nga kjo linjë.

Ekspertët e modës e shohin këtë si një mënyrë strategjike të TechStyle për t’iu qasur publikut.

Deri tash, kompania ka arritur të grubmullojë 300 milionë dollarë me brendet si Fabletics, ShoeDazzle, JustFab dhe FabKids.

Ndërkohë, Rihanna vetëm sa po e zgjeron listën e saj të bizneseve, përfshirë Fenty x Puma dhe Fenty Beauty. Linja e saj e makijazhit është bërë e suksesshme dhe është në rrugë të mirë që të tejkalojë Kylie Jennerin dhe Kim Kardashianin.

Po ashtu, koleksioni i ri pranverë verë nga Fenty x Puma për vitin 2018 do të lansohet më 15 mars.

Kur ajo nuk fiton para, Riri dhuron para. Më herët gjatë këtij muaji u konfirmua se pop superylli kishte grumbulluar 2.3 miliardë dollarë për edukim global. /Telegrafi/

Exit mobile version