Rihanna dhe Paul McCartney nuk kanë punuar së bashku pas projektit të tyre në vitin 2015, por kjo nuk i ndaloi të dy muzikantët të bënin shaka rreth një fluturimi nga New Yorku për në Londër.
Stilistja 31-vjeçare dhe ‘anëtari i Beatles’ 77-vjeçar u përplasen me njëri-tjetrin të premten në seksionin e klasit të parë të fluturimit të tyre ndërkombëtar.
RiRi i dokumentoi të gjitha me shaka në storie të Instagramit duke e quajtur rastin një “RihUnion” apo (ribashkim).
“Unë jam gati të ju bëj juve të qeshni, Z. McCartney”, qeshi ajo. “Si jeni në fluturimin tim? Kush është ky fshatar duke filmuar këtë legjendë?”.
“Kush është kjo që po filmon mua?”, me shaka McCartney. “Po, kjo është ajo që dua të them”.
Dyshja u bashkuan në vitin 2015 me këngën e tyre “FourFive Seconds” me Kanye West, të cilën e performuan në 57 – vjetorin e Grammy Awards dhe në ‘Desert Trip Weekend’ në 2016.
McCartney i tha DIY se si rrjedh origjina e “FourFiveSeconds”. “Ne përfunduam vetëm duke folur shumë”, shpjegoi ai. “Unë luajta disa gjëra të vogla dhe njëra prej tyre përfundoi si” FourFiveSeconds “me Rihannan”. /Telegrafi/