Telegrafi

Rihanna, standarde të reja për të shkurtën

Duke qenë se i pëlqejnë shumë pantallonat e shkurta seksi, ajo i ka zgjedhur një palë të tilla me stil roku dhe glamuroze, duke vendosur një definim të ri mbi të shkurtën.

Rihanna e ka treguar figurën e saj në dy kombinime, në të cilat në plan të parë kanë qenë këmbët e saj.

Xhinset e shkurta seksi, bluza pa krahë me motive të flamurit britanik dhe xhaketa ‘rok’ e lëkurës, kanë zbuluar barkun e përsosur të këngëtares, derisa dukjen mahnitëse e ka treguar kur është shfaqur me pantallona të shkurta të satenit me zbukurime që u janë përshtatur stolive që i ka mbajtur në qafë. /Telegrafi/