Site icon Telegrafi

Rihanna si pastruese në filmin ku do të luajë edhe aktori shqiptar (Foto)

Rihanna e kemi parë teksa këndon, por jo edhe në këtë pozitë.

Këngëtarja nga Barbadosi ka veshur një uniformë të pastruesit, imazhet e të cilave janë shpërndarë në mediat botërore.

Lexo po ashtu Marko Caka krahas Rihannës, Sandra Bullock, Matt Damon në filmin Ocean Eleven


Në fakt bëhet fjalë për një rol në filmi tashmë serik, “Ocean Eleven”, transmeton Telegrafi.

Nuk e dimë ende se çfarë roli do të luajë bukuroshja amerikane në këtë film, xhirimet e të cilit po bëhen në New York.

Kujtojmë se pjesë e këtij filmi do të jetë edhe aktori shqiptar Marko Caka. /Telegrafi/

 

Exit mobile version