Telegrafi

Rihanna i shton spekulimet për shtatzëninë, mbulon barkun (Foto)

Rihanna i ka shtuar akoma më shumë thashethemet rreth shtatzënisë së saj duke mos lejuar që t’i shihet barku.

Gjatë largimit nga një studio incizimi të shtunën mbrëma, këngëtarja e ka mbuluar barkun me xhaketë duke i penguar paparacit që t’ia fotografojnë atë.

Këngëtarja tregohet e vëmendshme (Splash News)

29-vjeçarja kishte veshur një fustan që tregonte shumë nga fiziku i saj, por ishte kujdesur që të mos i shihej barku.

Lexo po ashtu Rihanna shfaqet me bark të fryrë në bikini (Foto)

Në fakt, nga veshja ka lënë të kuptohet se vendosja e xhaketës në pjesën e barkut ishte e qëllimshme, ose për ta fshehur barkun e fryrë, ose për t’i shtuar spekulimet.

Këngëtarja megjithatë dukej joshëse (Instagram)

Spekulimet rreth shtatzënisë së këngëtares kanë filluar qe disa muaj, mirëpo ajo vazhdon të mos konfirmojë asgjë duke e mbajtur të fshehur lajmin e eventual se është në pritje të fëmijës së parë.

Rihanna është në lidhje me miliarderin e Toyotas, Hassan Jameel, ndërsa thashethemet për shtatzëninë e saj pritet të shtohen pas paraqitjes së fundit.

Qe disa muaj spekulohet për shtatzëninë e Rihannas (Splash News)

Në ndërkohë ka tërhequr vëmendje pjesa e dekoltesë, me ç’rast Rihanna është shfaqur mjaft atraktive. /Telegrafi/

 

(Foto: Splash News/Insagram)