Telegrafi

Rihanna shpenzoi gjysmë milionë euro gjatë qëndrimit në Arizona për të performuar në “Super Bowl”

Rihanna u rikthye në skenë të dielën me një performancë mahnitëse në “Super Bowl” dhe sipas raportimeve në mediat amerikane, ajo shpenzoi shumë gjatë qëndrimit në Arizona.

Këngëtarja 34-vjeçare, e cila gjatë performancës zbuloi se është në pritje të fëmijës së sytë, thuhet se ka shpenzuar më shumë se gjysmë milionë euro për të marrë një me qira një shtëpi luksoze në këtë zonë.

Duke qëndruar për gjashtë netë, ylli nga Barbados shijoi komoditetin e një rezidence me pesë dhoma gjumi afër stadiumit State Farm.

Rihanna në “Super Bowl”

Rihanna mori me qira një shtëpi prej 1961 metrash katrorë në Paradise Valley, e cila kishte dy dhoma ndenjeje, një palestër private dhe një zyrë. Do të kushtonte rreth 85 mijë dollarë një natë.

Thuhet se do të kishte gjithashtu një pishinë të madhe, një fushë dhe një bar.

Lexo po ashtu Rihanna shkëlqen me më shumë se një milion euro diamante në “Super Bowl 2023”

Që nga shtatori, kur u bë publike se Rihanna do të kryesonte shfaqjen e pjesës së parë të NFL, disa nga këngët e saj më të njohura kanë kaluar 1 miliardë transmetime, sipas informacioneve nga platforma e mbledhur nga mediat lokale.

Mes tyre kënga me të cilën ajo bëri debutimin ndërkombëtar në vitin 2007 ‘Umbrella’, e ndjekur nga ‘We Found Love’ dhe në fund ‘Love on the Brain’, edhe pse kjo e fundit nuk ishte pjesë e setit që këngëtarja performoi të dielën.

 

Të gjitha këngët që Rihanna performoi në “Super Bowl”:

1.- ‘Bitch Better Have My Money’

2.- ‘Where Have You Been’

3.- ‘Only Girl (In the World)’

4.- ‘We Found Love’

5.- ‘Rude Boy’

6.- ‘Work’

7.- ‘Wild Thoughts’

8.- ‘Pour It Up’

9.- ‘All of the Lights’

10.- ‘Run This Town’

11.- ‘Umbrella’

12.- ‘Diamonds’. /Telegrafi/