Rihanna është këngëtarja më e dëgjuar në mbarë botën.
Ndonëse në prurje muzikore ka qenë më e rrallë kohëve të fundit, prapëseprapë ajo nuk ka munguar në media.
Së fundmi, Rihanna ka pozuar për kopertinën e revistës “British Vogue”, për numrin e ri që do të dalë në shtator.
Kështu, ajo shkruan historinë si e para femër me ngjyrë, e cila arrin të bëhet pjesë e kopertinës së “British Vogue”.
Këtë vit ajo ishte përfolur shumë për shtimin në peshë, gjë për të cilën ajo ishte shprehur se nuk i pengonte fare.
Mirëpo, fotografitë e realizuara për revistën tregojnë të kundërtën, kjo pasi në këto imazhe, këngëtarja nga Barbadosi është shfaqur shumë fit.
Në intervistën e dhënë për revistën, Rihanna ka treguar gjithashtu se cili ishte sekreti i saj për rënien në peshë.
“Më duhet të kthehem në palestër dhe të kujdesem për ushqimin. Po shpresoj që nuk do t’i humbas kofshët dhe të pasmet nëse bie në kilogramë. Epo disa do t’i humbi, por jo të gjitha. Pastaj mendoj për gjokset e mia dhe them: nëse dobësohem do t’i humbas, ato treten krejtësisht”, është shprehur Rihanna. /Telegrafi/