Rihanna ka mahnitur sërish me stilin e saj, duke modeluar koleksionin e ri Fenty x Puma në një set fotografik magjepsës në jaht.
Këngëtarja 37-vjeçare ndau imazhet në Instagram, ku shfaqet me një fustan të bardhë me printe tropikale dhe një çarje të guximshme deri në bel.
Ajo e kompletoi pamjen me një fashë sateni në flokë dhe aksesorë të veçantë, shkruan DailyMail.
Në fotografi, Rihanna prezanton edhe sandalet e reja të dizajnuara nga ajo dhe Puma, me çmim 75 funte (afërsisht 88 euro), të disponueshme në ngjyrë limoni dhe portokalli, si dhe një çantë të përshtatshme për 70 funte (82 euro).
Ndërkohë, artistja duket se po fokusohet më shumë te moda sesa muzika, pasi ka anuluar koncertet e rikthimit, të planifikuara për korrik në Londër.
Sipas burimeve, ajo nuk është e bindur se muzika e saj e re është gati për publikun, pavarësisht se ka konfirmuar se po punon për një album të ri – të parin pas nëntë vitesh.
Rihanna, e cila është në një lidhje me ASAP Rocky dhe nënë e dy djemve, vijon të jetë një ikonë e modës dhe muzikës, ndërsa fansat presin me padurim rikthimin e saj në skenë. /Telegrafi/