Rihanna ka mahnitur sërish me stilin e saj unik gjatë një feste ekskluzive Fenty x Puma në vendlindjen e saj, Barbados.
Këngëtarja dhe biznesmenia 37-vjeçare u shfaq me një kombinim të guximshëm veshjesh, duke përfshirë një bluzë transparente, një bikini trekëndëshe “Heavy Manners” prej 110 dollarësh (rreth 100.71 euro) dhe një fund të gjatë të tejdukshëm me gëzof.
Pamjen e saj e kompletoi me një triko të bardhë dhe jeshile, e cila i rrëshqiste elegantisht nga njëra shpatull, shkruan DailyMail.
Rihanna, e cila është nëna e dy djemve me reperin ASAP Rocky, u fotografua duke kërcyer gjatë natës më 11 mars.
Flokët e saj të gjatë ishin të kapur në një stil unik me topuz të vegjël dhe një ndarje qendrore, ndërsa grimi i saj përfshinte nuanca të ngrohta rozë që i jepnin një shkëlqim të veçantë fytyrës.
Sipas Page Six, ajo kishte veshur një gjerdan të shtrenjtë diamanti Sabyasachi, të njëjtin që Goldie Hawn mbante në ceremoninë e ‘Oscars’ 2025.
Në festën ekskluzive ishin të pranishëm emra të njohur si Kordell Beckham, Serena Page, Rickey Thompson dhe Isan Elba, të cilët festuan përkrah saj.
Gjithashtu, ajo u fotografua edhe në një varkë gjatë ditës, e veshur me një mbulesë jeshile dhe blu, duke shtuar një shami të përshtatshme në flokët e saj të zinj të drejtë.
Ndërkohë, fansat e saj mbetën të zhgënjyer pasi u raportua se Rihanna ka anuluar koncertet e planifikuara për verën.
The Sun njoftoi se ajo kishte në plan të mbante gjashtë shfaqje në Londër si pjesë e një rikthimi madhështor në skenë pas më shumë se tetë vitesh mungesë.
Megjithatë, këngëtarja ka vendosur të tërhiqet, duke argumentuar se muzika e saj e re nuk është ende gati për t’u prezantuar para publikut.
Një burim nga industria muzikore deklaroi: “Rihanna nuk ka performuar në turne që prej shumë vitesh dhe planet për rikthimin e saj kanë qenë në punë për të paktën tre vite. Ajo ishte entuziaste për t’u rikthyer, por në fund vendosi të tërhiqej, duke lënë organizatorët të përpiqen ta bindin që të ndryshojë mendje”.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse Rihanna do të rishqyrtojë vendimin e saj, por fansat vazhdojnë të presin me padurim albumin e saj të parë pas nëntë vitesh pauzë muzikore. /Telegrafi/