Site icon Telegrafi

Rihanna shihet me një stil të thjeshtë të veshjes dhe pa grim teksa largohet nga shtëpia e partnerit të saj, ASAP Rocky

Rihanna duket në formë të mirë me një stil të thjeshtë veshje, teksa u pa duke u larguar nga shtëpia e të dashurit të Rocky-t në Los Angeles të hënën (10 janar).

33-vjeçarja theksoi këmbët e veshur me një këmishë të zezë me përmasa të mëdha, pas qëndrimit të saj në shtëpinë e partnerit të saj.

Me një stil gërshetash të flokëve të gjata i la të lira mbi supe, ndërsa zgjodhi një dukje ka grim.

Foto: Rihanna/Backgrid

Rihanna e kombinoi ‘look’-un e saj me një palë atlete ngjyrë kremi dhe mbante një çantë të vogël në dorë, ajo po ashtu vendosi disa gjerdan dhe vathë diamanti.

ASAP Rocky dhe Rihanna kishin qenë miq për gati një dekadë para se të fillonin të takoheshin zyrtarisht në vitin 2020.

Foto: Rihanna/Backgrid

Qershorin e kaluar, krijuesi i hitit “Preise The Lord” pranoi në një intervistë me GQ se Rihanna ishte “e vetmja”, shkruan DailyMail.

“Ajo është ndoshta, sa një milion të tjerat. Ajo është e vetmja”, kishte deklaruar reperi.

Foto: Savage x Fenty/Instagram

Kjo dalje e yllit të pop-it, vjen tre ditë pasi ajo njoftoi se linja e saj e të brendshmeve “Savage X Fenty” do të hapte dyqane fizike.

Në Instagram ajo ndau një foto të një dizajni të simuluar të ballinës së dyqanit duke shkruar: “2022, po vijmë shumë nxehtë! ne përpiqemi t’ju sjellim një përvojë krejtësisht të re “SavageXFenty”.

Foto: Savage x Fenty/Instagram

Rihanna – e lindur si Robyn Rihanna Fenty – renditi Los Angeles, Las Vegasin, Hustonin, Filadelfinë dhe Washington si qytetet e para që do të hapen dyqanet. Linja gjithëpërfshirëse e modës ka arritur sukses të madh që nga fillimi i saj në 2018.

Në tre vitet e fundit Rihanna dhe modelet e veshjeve të markës së saj kanë mahnitur industrinë e modës dhe biznesi i saj u vlerësua në 1 miliard dollarë shkurtin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version