Site icon Telegrafi

Rihanna shfaqet me shumë stil me një fanellë futbolli, ndërsa fotografohet rrugës për një studio muzikore

Ajo është parë në një sërë lëvizjesh në studio gjatë natës vonë muajve të fundit dhe së fundmi u zbulua se do të performojë në pjesën e parë për Super Bowl 2023.

Dhe Rihanna ishte parë sërish të shtunën në mbrëmje teksa po shkonte për të realizuar muzikë të re në Kaliforni, e veshur me stil me një fanellë të madhe gri të futbollit amerikan.

Krijuesja e disa hiteve të mëdha, 34 vjeçare, e kombinoi këtë pjesë të rehatshme me xhinse të lara gri – duke shtuar një koleksion aksesorësh rreth qafës.

Rihanna (Foto: Shutterstock)

Fanella e fitueses së Grammyt kishte një dizajn me jakë V, me numrin 25 të qëndisur në pjesën e përparme dhe në mëngë.

Lexo po ashtu Rihanna flet për herë të parë pasi u konfirmua performanca e saj në “Super Bowl 2023”: Jam nervoz, por e emocionuar

Dukjen e kompletoi me një palë syze gri në formë unike dhe një palë taka të tejdukshme elegante, e një çantë po ashtu të ndritshme.

Ajo pati një përzierje të grimit, me buzëkuq shkëlqyes, gjersa flokët i kishte kapur.

Rihanna (Foto: Shutterstock)

Fanella e futbollit mund të jetë një parapërgatitje për performancën e saj të ardhshme në Superbowl, e cila do ta shohë atë të dalë në fushë në pjesën e parë gjatë ndeshjes.

U njoftua muajin e kaluar se këngëtarja e “Umbrella” do të performojë gjatë ngjarjes sportive të vitit 2023.

Rihanna (Foto: Shutterstock)

Por ylli – që lindi fëmijën e saj të parë në maj – së fundmi pranoi se ishte paksa e stresuar për performancën.

Sidoqoftë, do shihet nëse do të ketë një këngë nga Riri pasi i ka munguar tregut muzikor ndërkombëtar që një periudhë të gjatë. /Telegrafi/

Rihanna (Foto: Shutterstock)
Exit mobile version