Superylli botëror Rihanna, është shfaqur plot stil.
Ajo po shijon suksesin e këngës që u lansua pak ditë më parë e që titullohet “Wild Thoughts”.
Bukuroshja në një foto në Instagram shihet me veshje tejet urbane, teksa edhe flokët i ka mjaft thjeshtë.
Flokët e shkurtëra të Rihannas janë në prag të shndërrimit të një trendi, teksa bluza e saj bashkë me xhinset e bëjnë atë të duket e parrezistueshme.
Rihanna ka mahnitur me paraqitjen e saj në videokipin “Wild Thoughts” me DJ Khaled.
/Telegrafi/