Këngëtarja e njohur, Rihanna, ka qenë duke paralajmëruar albumin e nëntë që dy vite me radhë.
Por, një realizim i këngëve nuk ka qenë i mundur deri më tani, pasi ajo ka qenë e angazhuar në biznesin e saj, shkruan Daily Mail.
Gjatë ditës së enjte, ajo është parë në Los Angeles, derisa po dilte nga vendi ku ishte duke xhiruar klipin e ri.
32-vjeçarja derisa dilte nga hoteli, ka marrë vëmendje të madhe të audiencës, pasi ishte e veshur në mënyrë unike.
Në të më shumë dominonte ngjyra e bardhë, kurse kishte edhe disa dizajnë me ngjyrë të kafe, sidomos në bluzën me dekoltenë e hapur.
Sikurse edhe në shumicën e rasteve, krijuesja e hitit “Work” mbante qafore argjendi në qafën e saj, përfshirë edhe vathë të diamantit.
Rihanan përndryshe nuk ka lansuar më asnjë projekti muzikor, që nga albumi “ANTI” në vitin 2016. /Telegrafi/