Site icon Telegrafi

Rihanna shfaqet pa makijazh, derisa tregon si të përdoren produktet ‘Fenty Beauty’

Ajo lansoi linjën për produkte te bukurisë gjatë verës që lamë pas.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme (e shtunë) ajo ka publikuar një video derisa tregonte se si të përdoren produktet e saj, shkruan Daily Mail.

32-vjeçarja u shfaq në rrjetin social Instagram, ndërsa qëndronte para një pasqyre tërësisht pa makijazh.

Rihanna u tregonte fansave se edhe nëse nuk kanë gjumë të mjaftueshëm, me kremin e saj mund të duken më të kthjellët.

Ajo çka më së shumti mori vëmendje është pamja e mrekullueshme natyrale, ndërsa viheshin në fokus edhe tiparet tërheqëse të fytyrës.

Theksojmë se artistja nuk ka lansuar asnjë projekt muzikor deri më tani, që nga albumi “Anti” në vitin 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version