Telegrafi

Rihanna shfaqet pa grim, teksa publikon selfien e parë për vitin 2020

Edhe pse ajo është krijuesja e një marke bukurie, këngëtarja nga Barbados, Rihanna, nuk ka frikë të pozojë edhe pa makijazh.

31- vjeçarja, e cila u shpall muzikantja më e pasur femërore në botë në vitin 2019 falë linjës së saj të suksesshme të gjerë Fenty Beauty, ndau një fotografi të rrallë pa grim të vetes në Instagram të hënën.

Në foto, Rihanna – e cila shihet me stil të ri të flokëve – duket se nuk ka përdorur asnjë produkt të grimit, teksa pozon me një bluzë më sportive.

Rihanna (Foto: Instagram)

“Selfie e parë e vitit, 2020”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Veçse duket e mrekullueshme edhe pa grim, Riri është shembull i personit të veshur në mënyrën perfekte.

Ajo çdo vit merr titullin e femrës së veshur më së miri, andaj nuk befasi që edhe vitin e kaluar ishte në këtë listë.

Rihanna (Foto: Frazer Harrison/Getty Images)

Zeshkania po ashtu u ka premtuar fansave se në vitin 2020 do e publikojë albumin e saj të nëntë “R9”, gjersa ai i fundit mbetet i lansuar tri vite më parë (2016). /Telegrafi/