Nëntë herë fituesja e Grammyt, Rihanna dukej aq elegante si kurrë më parë me një pallto të zezë të gjatë dhe çizme deri tek kofshët, ndërsa doli për darkë në New York City të hënën në mbrëmje.
Të gjithë sytë ishin te krijuesja e hitit ‘Diamonds’, 35 vjeçe, teksa ajo iu afrua makinës së saj me një xhaketë ‘Dries Van Noten’ gri qymyri prej 2,335 dollarësh dhe një palë këpucë ‘Balenciaga’, pasi kishte dalë për të ngrënë me miqtë, shkruan DailyMail.
Themeluesja e ‘Fenty Beauty’ aksesoi ansamblin e saj të sofistikuar me një gjerdan diamanti dhe një çantë të madhe të kuqe, të cilën e mbante nën krahun e majtë, nga ‘Bottega Veneta’.
Për grim, ajo vendosi një shkëlqim buzësh ngjyrë kafe dhe bronz, përgjatë mollëzave të saj të larta natyrale, të cilat i dhanë asaj një shkëlqim të këndshëm nga dielli.
Flokët brune i ranë poshtë shpatullave në valë të lëshuara, ndërsa ajo kaloi një natë të rrallë larg dy fëmijëve të saj dhe partnerit A$AP Rocky.
Shfaqja e saj vjen vetëm dy muaj pasi solli në jetë djalin e saj të dytë, Riot Rose Mayers.
Sipas certifikatës së lindjes të marrë nga The Blast, djali i tyre lindi më 1 gusht 2023, në Spitalin ‘Cedar Sinai’ në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit.
Çifti zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre të emërtimit, duke përdorur një emër tjetër që fillonte me një ‘R’, pasi emëruan djalin e tyre të parë, të lindur në maj të vitit 2022, RZA Athelston Mayers.
Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë kur u shfaq në shfaqjen e pjesës së parë të ‘Super Bowl’ në shkurt duke e vënë në pah barkun.
Çifti filloi lidhjen në vitin 2020 pasi ishin lidhur profesionalisht që në vitin 2013. /Telegrafi/