Vera është shumë pranë ndaj për RiRi-n është koha perfekte për të eksperimentuar me pamjen e saj, duke filluar nga ngjyrat, aksesorët deri tek veshja. Mbani shënime
Këngëtarja u fotografua duke festuar në një klub në vendlindje, Barbados, e gjitha në nuancat e ngjyrës së gjelbër; përkatësisht ulliri dhe smerald: trikoja e hollë e gjatë deri tek këmbët “La Robe Dolcedo Knitted Cardigan” e Jacqumues u kombinua me një palë xhinse të shkurtra dhe sandalet Amina Muaddi.
Për momentin, Rihanna duket se është fiksuar me këpucët e dizajneres së re, Amina Muaddi, e cila lançoi brendin e saj vitin e kaluar, pasi u nda nga Oscar Tiye, një markë ku ishte bashkë-themeluese.
Muaddi u nderua nga FN Achievement Awards me çmimin “Launch of the Year – 2018”.
Sandalet që mban veshur Rihanna prodhohen në Itali dhe kushtojnë për momentin 665 dollarë.
/Telegrafi/