Telegrafi

Rihanna rrëmben vëmendje në fustanin rozë

Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja dhe biznesmenja e famshme botërore, Rihanna, dje ka lansuar koleksionin e saj të fundit të ‘Fenty’ në Webster të SoHo.

Sipas Daily Mail, këngëtarja nga Barbados te ky event erdhi në orën 23:00, edhe pse ai ka filluar nga ora 22:00.

Ajo dukej e mrekullueshme teksa kishte të veshur një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, dhe një stil interesant të flokëve që i rrinin mjaft bukur.

Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Këngëtarja 31 vjeçare, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në bazë të paraqitjeve që ka bërë ditëve të fundit.

Ajo njëkohësisht është duke punuar edhe në albumin e saj të ri që pritet të publikohet shumë shpejt para fansave.

Kujtojmë që Rihanna tash e një kohë është duke e shijuar lidhjen e saj me partnerin Hassan Jameel. /Telegrafi/

Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)