Rihanna, që thuhet se është një mike e vjetër e themeluesit të “Jacob & Co”, Jacob Arabo, ka shkëlqyer me një paraqitje në shfaqjen e modës të “Louis Vuitton” të kësaj jave në Paris, e veshur me një orë me diamant të markës.
Rihanna nuk zhgënjen kurrë me shijen e saj të shkëlqyer të modës.
Ylli i muzikës hyri në turmë, në shfaqjen e fundit të modës “Louis Vuitton” me partnerin ASAP Rocky në krah të saj, Riri iu bashkua të famshmëve të tjerë në shfaqjen për kolekisonin ‘Pranverë-Verë 2024’ të martën në mbrëmje.
Shfaqja në Paris, ishte koleksioni i parë i reperit dhe këngëtarit amerikan-Pharrell Williams për shtëpinë e modës, teksa ai mori pozitë pas vdekjes së Virgil Abloh.
Si fytyra e fushatës më të fundit të shtëpisë së stilistëve, Riri u koordinua me të dashurin e saj Rocky në veshjen xhins nga koka te këmbët.
Dizajni me model dhe monogram paraqiste një trupore të printuar grafike marramendëse që ishte kombinuar me aksesor të përshtatshëm.
Ajo shtoi më tej disa bizhuteri diamanti. Por ajo që i interesoi shumicës së fansave ishte ideja e artistes për ta kthyer një orë të shtrenjtë në një qafore.
Ora brilante e “Jacob & Co.” me një rrip të zi, me një numërues kristali të mbështjellë dhe ishte mbështjellë në mënyrë interesante rreth qafës së saj si një shirit.
Ajo që në fakt mahniti të gjithë ishte kostoja e orës së saj super luksoze, e cila kap vlerën 700 mijë dollarë (640.794 euro).
Ora “Tourbillon” është ndër pjesët më të pëlqyera të Rihannas nga marka luksoze dhe më parë është parë duke shkëlqyer në kyçin e dorës gjatë performancës së saj në Super Bowl. /Telegrafi/