Ylli i muzikës, Rihanna tregoi figurën e saj të pabesueshme pas lindjes me një fustan të gjatë dhe elegant teksa mori pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” me të dashurin e saj ASAP Rocky të mërkurën në mbrëmje (26 tetor).
Vetëm disa ditë pasi shpalli rikthimin e shumëpritur të muzikës për herë të parë në pesë vjet, me një këngë për vazhdimin e “Black Panther” i quajtur “Lift Me Up”, nëntë herë fituesja e “Grammy”-t dhe partneri i saj, të dy 34 vjeç, koordinuan veshjet në daljen e tyre të radhës së bashku.
Teksa artistja shfaqi fizikun joshës, reperi ndërkohë dukej gjithashtu elegant veshur me një xhaketë gri të çelur dhe pantallona të ngjashëm.
Dyshja, e cila mirëpriti një djalë më 13 maj në Los Angeles, pozoi për foto me krahët e tyre të mbështjellë me dashuri rreth njëri-tjetrit.
Gjatë një daljeje të rrallë publike që kur mirëpriti fëmijën e parë, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, pesë muaj më parë, këngëtarja e “Umbrella” rrezatonte bukuri me flokët e saj të errët të stiluar në valëzim dhe një makijazh të theksuar.
Projekti i saj muzikor për filmin, i cili pritet të fitojë 175 milionë dollarë gjatë debutimit të tij në arkë muajin e ardhshëm, do të publikohet të premten (28 tetor).
Rihanna nuk ka publikuar një album që kur doli “Anti” në vitin 2016. Për herë të fundit ajo publikoi një ‘single’ në vitin 2020 – “Believe It” me PartyNextDoor.
Rikthimi i saj me projekte të reja vjen më pak se një muaj pasi ajo konfirmoi planet e saj për të kryesuar shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl 2023”. /Telegrafi/