Adhuruesit e Rihannas kanë shpenzuar vite të tëra duke pritur albumin e saj më të ri. Por, këngëtarja e bëri të qartë në rrjetin social Instagram se nuk dëshiron të flasë për këtë pjesë në këtë kohë të coronavirusit, shkruan Daily Mail.
“Dikush nga ju më pyesni për albumin edhe një herë kur unë po provoj ta shpëtoj botën, ndryshe nga presidenti yt!”, shkroi 31-vjeçarja.
Rihanna nuk ka lansuar asnjë album tjetër që nga rekordi i vitit 2016 dhe fansat kanë pritur me padurim përpjekjen e radhës të saj.
Për më shumë se një vit ajo kishte filluar të ndajë disa sekuenca nga albumi i saj, i cili ka mbetur në pritje deri në shpalljen e datës për lansimin e tij.
Në dhjetorin e kaluar, ajo postoi një video në Instagram me titull: “Unë duke dëgjuar ‘R9’ dhe duke refuzuar ta lëshoj atë”.
Reagimi i saj i drejtpërdrejtë vjen pas lajmeve se Rihabba po bashkohet me shefin ekzekutiv të Twitterit, Jack Dorsey, për të dhuruar 4.2 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje në Los Angeles mes bllokimit të coronavirusit. /Telegrafi/