Rihanna u pa duke u larguar nga India pas performancës së saj në dasmën e djalit të njeriut më të pasur të Indisë, në të cilën ajo po paguhet 5 milionë funte (5,832,345 euro).
Megaylli 36-vjeçare, e lindur si Robyn Rihanna Fenty, u pa përpara se të niste një fluturim nga India, pasi ajo dukej absolutisht mahnitëse ndërsa mbërrinte në qendrën e transportit.
Manjatja e “Fenty” ka realizuar një koncert privat në dasmën e Anant Ambanit dhe Radhika Merchant. Babai i Anant, Mukesh Ambani ka një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh (105 miliardë euro), shkruan DailyMail.
Rihanna veshi një kostum rozë, ndërsa kishte veshur edhe një shall.
Fustani paraqiste një të çarë deri në kofshë, teksa ajo tregonte këmbët e saj dhe këpucët e sheshta me thumba lëkure të zeza.
Ajo aksesoi me një gjerdan masiv ekstravagant, me bizhuteri të ndryshme.
Flokët e saj brune ishin të veshura në pjesën e mesme, ndërsa ajo shfaqte pamjen e saj natyrale me grim plotësues. /Telegrafi/