Site icon Telegrafi

Rihanna reagon ndaj njerëzve që nuk ia dinë mbiemrin e vërtetë

Të gjithë e dinë se Rihanna është një ndër divat e muzikës që ka filluar të eksperimentojë në tregun e grimit.

Ajo ka disa kohë që punon me linjën e re ‘Fenty’ për të sjellë të reja rreth make up.

Koleksioni i saj i kozmetik ka rreth 40 ngjyra të ndryshme për lëkurën, të cilat mund ti përshtaten fytyrës së çdo femre.

Shumë njerëz pyesin përse zgjodhi Fenty, pasi dihet se ka sjellë edhe koleksion veshjes në bashkëpunim me Puma me këtë emër.

Reagimi i saj erdhi nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruan “Kur njerëzit më pyesin përse erdha me Fenty?”

Në fakt emri i vërtetë i saj është Robyn Rihanna Fenty, dhe zgjodhi pikërisht mbiemrin e saj për të krijuar dicka të re në tregun e kozmetikës.

Exit mobile version