Site icon Telegrafi

Rihanna publikon libër me fotografi: Fansave të mi u pëlqen të shikojnë e jo të lexojnë

Rihanna (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Rihanna edhe një herë ka treguar se është një femër e palodhur, e cila vazhdimisht ka në mendje diçka të re, ndërsa kësaj radhe ka sjellë një libër për fansat e saj, të cilën e ka prezantuar si fotografi vizuale.

Nën botimin e shtëpisë londineze, Phaidon, libri është titulluar “Rihanna” dhe përmban njëmijë fotografi, të cilat i ka përzgjedhur vet këngëtarja, ndërsa ato e tregojnë jetën e saj që nga fëmijëria, përmes sukseseve të ndryshe, turneve e deri te detajet e ëmbla prapa perdeve.

Fituesja e shumëfishtë e çmimeve Grammy ka thënë se është e vetëdijshme se fansat e saj më shumë pëlqejnë t’i shikojnë fotografitë, sesa të lexojnë ndonjë libër, prandaj vendosi ta bënte në këtë formë.

Rihanna (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

“Fansat e mi janë të rinj dhe duhet të jemi të sinqertë, është gjenerata e Instagramit që pëlqen të shikojë dhe jo të lexojë. Mirëpo, në të njëjtën kohë, është kënaqësi e dyanshme, sepse kjo është pjesë e artit për të cilin jam shumë krenare”.

Lexo po ashtu Rihanna vë në pah linjat trupore në videon me bikini

“Ndjej se kjo është diçka që fansat e mi vërtet e duan. Atyre u pëlqejnë ndjenjat që mund t’i ndaj me ta. Edhe për ata që nuk janë fansa të mi, libri tregon se kush jam në të vërtetë. Ka shumë gjëra personale dhe fotografi, të cilat fansat e mi nuk e kanë pasur mundësinë t’i shohin”, ka thënë mes tjerash këngëtarja duke treguar se ka punuar plot pesë vite në realizimin e këtij libri.

Libri i Rihannas tashmë është nxjerrë në treg, duke i përfshirë edhe në platformat online, ndërsa kushton 175 dollarë (157 euro). /Telegrafi/

Exit mobile version