Telegrafi

Rihanna pranon se Beyonce është modelja e ëndrrave të saj për shfaqjen e radhës të “Savage x Fenty”

Rihanna ka zbuluar personazhin e ardhshëm të famshëm që do të donte ta shihte të ecë në shfaqjen e saj vjetore të modës “Savage x Fenty”.

Duke folur me Justin Sylvester të E!News – Rihanna nuk hezitoi duke përmendur yllin tjetër të muzikës, Beyonce.

Kur u pyet se kë i pëlqen të shoh në të brendshmet e markës së saj, ajo tha menjëherë emrin e krijuesit të hitit “Halo”, përpara se të thoshte: ‘Beyonce e ka trupin’.

“Kjo thjesht do të ishte mbi gjithçka për mua”, rrëfeu nëna e një fëmije pasi ka ftuar më parë modele si Cindy Crawford dhe Gigi Hadid për të ecur për të, shkruan DailyMail.

Në fillim të këtij muaji, ajo hapi shfaqjen e saj e veshur me një korse të kaltër dhe të brendshme të zeza të tejdukshme.

Modelja ruse Irina Shayk, udhëheqësi i Marvel, Simu Liu dhe bukuroshja britanike Cara Delevingne ishin vetëm disa nga fytyrat e famshme të modeleve nga koleksioni më i fundit i markës së të brendshmeve në pronësi të Rihannas.

Pas fitores së tij ligjore në çështjen gjyqësore shumë publike kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, Johnny Depp bëri një paraqitje në shfaqje gjithashtu.

Në vend të një pasarele tradicionale, modelet kaluan nëpër terrene të mbuluara me gjethe dhe pemë, ndërsa një trupë kërcimtarësh performuan rreth tyre.

Spektakli i mrekullueshëm, me një kohëzgjatje prej mbi 40 minutash, shfaqi gjithashtu performanca muzikore nga këngëtarja braziliane e popit Anitta dhe reperi Don Toliver.

Shfaqja është vazhdimi i “Vol 3” ku morën pjesë vajza e Madonnass, Lourdes Leon, modelja Gigi Hadid dhe aktorja Vanessa Hudgens. /Telegrafi/