Këngëtarja e njohur amerikane, Rihanna, njihet për tatuazhet e shumta që ka bërë në trup.
Kështu, në një imazh të ndarë në rrjetin social Instagram, ajo ka theksuar njërin prej tyre që e ka në gjoks, shkruan Mirror.
Përmes kësaj fotografie, asaj i është theksuar edhe gjoksi i formuar, teksa pozonte vetëm me sytjena.
32-vjeçarja është parë të jetë në tualet, ku pas saj shiheshin edhe produktet për kujdesin ndaj lëkurës “Fenty Skin”.
Krijuesja e hitit “Work” përmes një kapele ka vendosur që të mbulojë sytë, derisa në të dyja faqet ajo kishte kremin e linjës së saj.
Fotografia u komentua në masë të madhe nga fansat dhe figurat publike, një prej tyre ishte edhe Paris Hilton që la në koment ‘emoj’ me duartrokitje.
Theksojmë se këngëtarja nuk ka qenë aktive në prurjet muzikore, pasi nuk ka lansuar asnjë këngë që nga albumi “Anti” në vitin 2016. /Telegrafi/