Telegrafi

Rihanna planifikon të martohet me miliarderin arab

Rihanna (Foto: Caroline McCredie/Getty Images for Fenty Beauty by Rihanna/Guliver)

Rihanna ka nisur me dizajnimin e të brendshmeve dhe kozmetikës, duke shmangur paraqitjet në publik, të gjitha për shkak të të dashurit të saj, Hassan Jameel – raporton Metro.co.uk.

Sipas tabloidit britanik, këngëtarja 30-vjeçare madje është gati për martesë me miliarderin 29 vjeçar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Sipas Forbes, familja e Jameel është e katërta më e pasur në Arabinë Saudite, por ndoshta më e popullarizuara, pasi kanë dhuruar qindra miliona dollarë ndihma humanitare në të kaluarën, transmeton KP.

Rihanna (Foto: Christopher Polk/Getty Images for NARAS/Guliver)

Pasaniku para disa vitesh ishte në lidhje me modelen Naomi Campbell dhe pas vetes ka një martesë të dështuar.

“Ajo është çmendurisht e dashuruar në të. Martesa është vetëm çështje kohe, ajo mezi po pret për fejesë”, ka thënë një burim.