Këngëtarja me origjinë nga Barbadosi ka hyrë gjithashtu në histori me këtë shërbim fotografik sepse është femra e parë me ngjyrë që drejton fushatën e markës së njohur.
Fotot për këtë brend të gjigantit francez janë realizuar nga Steven Klein dhe Rihanna duket përrallore.
“Kjo më bën të ndihem ndjehet fantastike. Është diçka e rëndësishme për mua, për kulturën time, për shumë vajza të reja të çdo ngjyre. Unë mendoj që pranimi nga Dior do të thotë shumë, si një grua, që të ndihesh e bukur, të ndihesh elegante dhe e përjetshme”, ka thënë më parë ajo.
Rihanna përpos kampanjës së Diorit është duke punuar edhe në albumin e ri.