Site icon Telegrafi

Rihanna nxjerr në treg linjën e re të parfumeve, Rogue Man

26-vjeçarja për këtë event kishte veshur një veshje të zezë, e cila i nxirrte në pah format perfekte fizike. Flokët, të cilat i ka patur në ngjyra të ndryshme, i kishte lënë të zeza e të drejta.

Rogue Man, i cili është në formën e parfumit, xhelit të dushit dhe balsamit pas rrojës, vjen pas linjës Rogue për femrat, e cila u hodh në treg në 2013.

Në vitin 2011 këngëtarja ka prezantuar për të gjithë aromën e saj të parë për femra, të quajtur Reb’l Fleur, ndërsa kjo është linja e katërt që mban firmën e Rihanna-s, pas Reb’l Fleur, Rebelle dhe Nude.

Pritet të ketë shumë sukses duke qenë se edhe Rihanna është tepër e preferuar nga të gjithë, për paraqitjet e saj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version