Duket se serisë së dytë të filmit “Black Panther” do t’i shtohet edhe një personazh mjaft i popullarizuar.
Është ajo artistja e njohur, Rihanna, e cila së fundmi ka nxitur spekulime se ka pranuar rol në film, shkruan Daily Mail.
32-vjeçarja është bërë pjesë e aludimeve, pasi në një kërkim në ‘Google’, emri i saj rezulton në grupin e aktorëve.
Njëri prej komentuesve në rrjetin social Twitter shkroi: “Nuk e kam parë kurrë Rihannna duke aktruar. Si e kaloi audicionin për filmin Black Panther 2?”.
Në mesin e shumë komenteve, thuhej se ndoshta ajo do të jetë pjese e vetëm ndonjë kënge në film.
Sidoqoftë kësaj, krah Rihannas është parë edhe emri i Michael B Jordan, Winston Duke dhe jo vetëm. /Telegrafi/