Telegrafi

Rihanna nuk pranon të këndojë festivalin e filmit të Kanës

Ëndrra e çdo artisti është padyshim të këndojë në evente gala prestigjioze, si “Grammys”, “Oscars”, “MET Gala” dhe Festivalin e Kanës.

Tashmë, kryefjalë e lajmeve rozë është Festivali i Filmit në Kanë, ku janë mbledhur të gjithë yjet e Hollivudit dhe jo vetëm. Ashtu siç e do tradita, një artist i mirënjohur duhet të këndojë për të ftuarit dhe këtë vit ishte e përzgjedhur Rihanna.

Ama, 29-vjeçarja ka refuzuar ftesën e organizatorëve për të kënduar me arsyen se dëshironte të tërhiqte vëmendjen si aktore dhe jo si këngëtare. Në vend të saj, në skenën e festivalit është ngjitur Bruno Mars, i cili ka performuar një sërë hitesh, si “Uptown Funk” dhe “24 Magic”.

Eh, ajo është Rihanna dhe mund të bëjë çfarë të dojë fundja!