Telegrafi

Rihanna nuk i fsheh kilogramët e tepërt, pozon me koleksionin e ri të të brendshmëve

Foto: Rihanna/Instagram

Këngëtarja e njohur Rihanna është shumë e pëlqyer nga miliona fansa anë e mbanë botës.

Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave promovon aktivitetet e saj në jetë dhe karrierë.

Së fundmi, Rihanna ka promovuar koleksionin e saj më të ri të të brendshmëve, përmes disa fotografive mjaft provokuese në Instagram.

Ani pse është duke u kritikuar për kilogramët e tepërt, këngëtarja nga Barbadosi nuk ka tentuar fare që t’i fshehë ato.

Në imazhet e fundit të ndara me ndjekësit në Instagram, këngëtarja ka bërë për vete fansat teksa ka publikuar koleksionin e ri.

Megjithëse është shumë aktive në fushën e modës dhe biznesit, ka kohë që Rihanna nuk ka sjell për fansat e saj ndonjë këngë të re. /Telegrafi/