Këngëtarja e njohur Rihanna është shumë e pëlqyer nga miliona fansa anë e mbanë botës.
Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave promovon aktivitetet e saj në jetë dhe karrierë.
Së fundmi, Rihanna ka promovuar koleksionin e saj më të ri të të brendshmëve, përmes disa fotografive mjaft provokuese në Instagram.
Ani pse është duke u kritikuar për kilogramët e tepërt, këngëtarja nga Barbadosi nuk ka tentuar fare që t’i fshehë ato.
Në imazhet e fundit të ndara me ndjekësit në Instagram, këngëtarja ka bërë për vete fansat teksa ka publikuar koleksionin e ri.
Megjithëse është shumë aktive në fushën e modës dhe biznesit, ka kohë që Rihanna nuk ka sjell për fansat e saj ndonjë këngë të re. /Telegrafi/