Rihanna nuk ka nguruar që të shprehë përkrahjen e saj të hapur për kandidaten presidenciale nga partia Demokrate, Hillary Clinton.
Rihanna para debatit të tretë i cili u mbajt në orët e hershme të mëngjesit të kohës tonë lokale, e kishte të qartë se kë do ta përkrah.
28 vjeçarja ka zgjedhur një fanellë me foton e Hillaryt për të përkrahur atë teksa po qëndronte rrugëve të New York Cityt.
Në dorë ajo shihet me një çantë Louis Vuitton teksa tregon trupin perfekt në xhinset e shkurtëra, shkruan Telegrafi.
Ylli nga Barbados po shijon ditët e reja pas ndarjes nga Drake. /Telegrafi/