Site icon Telegrafi

Rihanna një partnere përkrahëse, merr gjithë vëmendjen në koncertin e ASAP Rocky

Rihanna e kishte gjithë vëmendjen të dielën (7 nëntor) teksa mori pjesë në ditën e dytë dhe të fundit të ekspozitës vjetore “ComplexCon” të revistës “Complex” në Long Beach të Kalifornisë

Këngëtarja 33-vjeçare ishte aty për të mbështetur të dashurin e saj, reperin ASAP Rocky, gjithashtu 33 vjeç, i cili performoi në këtë event.

Gjithmonë duke ndryshuar stilin e saj me ndikim, këngëtarja dhe stilistja u pa me flokët me gërsheta të gjata.

Foto: Backgrid

Ylli i muzikës shkoi për një pamje njëngjyrëshe teksa kompletoi  veshjen e saj duke përfshirë një pallto të kuqe të strukturuar deri tek gjuri me kopsa të zinj.

Në fund, pamja përfundoi me një palë sandale të kuqe me rripa që shkoni deri tek gjuri, shkruan DailyMail.

Foto: Backgrid

Ajo dukej e mrekullueshme teksa buzëqeshte për fotografët gjatë hyrjes në event. Biznesmenja miliardere qëndroi përballë një muri të zi dhe pozoi me duart në xhepa.

Rihanna – emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, shkëlqeu me një grim natyral dhe të thjeshtë.

Foto: Backgrid

ASAP Rocky ishte titullar në festivalin e fundjavës në Long Beach në “Convention and Entertainment Center”.

Reperi i “Harlem”, performoi mixtape-in e tij “Live.Love.ASAP”, duke shënuar dhjetë vjet nga publikimi i tij.

Foto: REX

Projekti u bë i disponueshëm së fundmi në platformat e transmetimit digjital për herë të parë.

Gjithmonë një partnere mbështetëse, Rihanna ishte në turmë duke kënduar së bashku me këngët e partnerit të saj dhe duke mbajtur telefonin e saj teksa regjistronte performancën e tij.

Foto: REX

Dyshja filloi të takoheshin verën e kaluar, pasi ajo u nda me të dashurin miliarder, Hassan Jameel pas tre vitesh, në janar të vitit 2020. /Telegrafi/

Foto: REX

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Getty Images

 

Exit mobile version