Ajo është përshëndetur si superylli i vetëm, për të cilën ia vlen me të vërtet të flitet tema e mbrëmjes “Met Gala”
Këngëtarja e hitit “Diamonds” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve këtë mbrëmje, përderisa guxoi dhe u shfaq me një veshje tepër të ekzagjeruar, e cila është pjesë e koleksionit të vitit të kaluar, “Comme Des Garcons 2016”.
Fustani ishte i gjithi i realizuar me lule, me krehër të gjatë, ndërsa te pjesa e përparme e saj ishte i çarë, mjaftueshëm sa për të nxjerr në pah këmbët seksi të këngëtares.
Flokët e 29 vjeçares ishin të kapura bukura lart, gjersa vizatonin në të tërësi fytyrën e saj të bukur, e cila mori fokusin e duhur, duke mos u tretur brenda fustanit gjigant, i cili i arrinte deri te fytyra.
Ndërkohë edhe sytë e saj të lyer me ngjyrë të kuqe, ishin zgjedhja e duhur për ‘tiu përshtatur veshjes, pasi fustani ishte i ndërtuar kryesisht nga lule me ngjyrë rozë dhe të kuqe.
Thjeshtë perfekte! Rihanna arriti që të marrë edhe njëherë vëmendjen më të madhe mediatike me paraqitjen e saj në “Met Gala”. /Telegrafi/