Këngëtarja Rihanna është pa dyshim personazhi që gjithmonë di të tërheqë vëmendjen.
Bukuroshja nga Barbadosi u shfaq me një fustan transparent në cermonimë e ndarjes së çmimeve të modës, dhe pa dyshim që fustani i saj do të jetë tendenca më e re e modës.
Këngëtarja 29 vjeçare ishte e ftuara e nderit në “Young Fashion Designer”, këtë të premte në Paris.
E veshur me një fustan të bardhë dhe transparent, me prerje dhe një kapele të zezë në kokë, Rihanna dukej ajo e zakonshmja: “vajza që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen me stilin e saj unik”. /Telegrafi/