Site icon Telegrafi

Rihanna në studio për këngën e re, Mixey ironizon me mikrofonin e saj

Foto: Mixey/Instagram

Këngëtarja e njohur Rihanna, ka paralajmëruar se është në përgatitje të një kënge të re, të cilën do ta sjellë së shpejti.

Ajo publikoi në InstaStory një video, ku shfaqet pranë mikrofonit ndërsa incizon këngën e re.

Lexo po ashtu Rihanna do të kehehet në javën e modës në New York

Rihanna është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga producentët dhe krijuesit shqiptarë.

Njëri prej tyre, Mixey, ka vendosur që të ironizojë paksa me postimin e fundit të saj në Instagram.

Producenti shqiptar ka ri-shpërndarë postimin e saj, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë, kinse ia ka marrë mikrofonin hua, pasi në studion e tij, ai ka të njëjtin mikrofon.

“Ia huazova pak mikrofonin e studios, pasi unë me pushime. Mos po nxirrni ndonjë demo më të mirë”, ka shkruar Mixey në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Foto: Mixey/InstaStory
Exit mobile version