Superylli botëror, Rihanna, nuk e ka pritur mirë zgjedhjen e Donald Trump për president.
Riri në rrjetin social Instagram ma publikuar një foto me deklaratën e Trump nga viti 1998 në revistën People, shkruan Telegrafi.
“Nëse do të kandidoja ndonjëherë, do ta bëja si republikan”.
“Ata janë grupi më i marrë i votuesve në vendin tonë. Ata besojnë gjithçka që u del përpara në Fox News”.
“Vëmë bast se votat e mia do të ishin tmerrësisht të mëdha”, ka thënë Trump në deklaratën që ka risjellë Rihanna në ditën e zgjedhjes së Trump president.
Rihanna ka shoqëruar postimin me “emotikonë” dëshpërimi dhe duke lotuar.
Yjet e shoubizit masovikisht përkrahën Hillary Clintonin, e cila u cilësua edhe favorite. /Telegrafi/